Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Para 3 muaj

Avdullah Hoti ka njoftuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e partisë që pritet të mbahet më 31 janar 2026. Pas dorëheqjes së Lumir Abdixhikut, Hoti u zotua për ringritje politike dhe organizative të LDK-së, duke premtuar një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe të bazuar në meritë, me synim rikthimin e partisë si forcë kryesore qeverisëse në Kosovë.