Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas dështimit për herë të 27-të në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, duke e quajtur situatën një krizë të thellë politike që po kushton qytetarëve dhe bizneseve.
Në një postim në Facebook, ai tha se është e qartë që partia e parë ka dështuar të krijojë shumicën parlamentare, dhe se tani është koha për konsultime ndërpartiake për të gjetur një zgjidhje kushtetuese.
Hoti rikujtoi se LDK qëndron në opozitë, dhe se propozimi i saj për një qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare kërkon konsensus politik, i cili sipas tij “qartë nuk ekziston”.
“Vendi nuk mund të lihet pa institucione. Nëse nuk ka marrëveshje për shumicë, atëherë fjalën duhet ta ketë sovrani,” theksoi ai, duke kërkuar cakimin e një date të re për zgjedhje.
