Në Dita Ndërkombëtare e Autizmit, në emisionin Ora 7 u diskutuan sfidat e fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre në Kosova.
Aktivistja Valbona Shala Thaçi theksoi mungesën e përfshirjes së autizmit në legjislacion dhe burokracitë në diagnostikim, ndërsa psikologia Verona Përquku hodhi poshtë mitin se vaksinat shkaktojnë autizëm, duke nënvizuar mungesën e provave shkencore.
Ndërkaq, logopedia Bardha Kika theksoi rëndësinë e mbështetjes, komunikimit dhe përkushtimit të vazhdueshëm të prindërve për zhvillimin e fëmijëve me autizëm.
