Eurovision 2025 në Bazel u fitua nga Austria me këngëtarin me origjinë filipinase, JJ me këngën “Wasted Love”.
Shqipëria u rendit në vendin e 8 pozicioni më i mirë që kemi arritur në këtë kompeticion që pas performancës së Rona Nishliut që doli e pesta në vitin 2012.
Shkodra Elektroniken me këngën “Zjerm” mori vetëm 45 pikë nga juria, ku ishte Franca ajo që na dha votat maksimale dhe 173 vota ishin nga publiku.
