Australia goditet nga dallgë të mëdha, raportohet për pesë persona të vde*ur, dy rezultojnë të zhdukur

Para 1 vit

Të paktën pesë persona janë mbytur pasi dallgët e mëdha kanë goditur disa pjesë të Australisë, raporton BBC.

Edhe dy persona të tjerë janë zhdukur në brigjet e shteteve të Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias.

Të shtunën trupi i një burri u gjet në ujë pranë Tathras në Uellsin e Ri Jugor. Kjo ndodhi një ditë pasi një peshkatar 58-vjeçar dhe dy burra të tjerë u gjetën të vdekur.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për një burrë pranë Sidneit.

Gjithashtu të premten, një grua u mbyt dhe një burrë është zhdukur pasi grupi i tyre mbeti në det në San Remo të Victorias.

Një nga gratë arriti të kthehej në breg, por gruaja tjetër dhe burri nuk mundën”, ka njoftuar policia e këtij vendi.

Kryeministrja e Victorias, Jacinta Allan, tha se ky është një fillim i tmerrshëm i fundjavës së Pashkëve.