Tifozët kuqezi kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në sheshin “Italia”, ku janë mbledhur për të ndjekur ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Të mbuluar me flamuj kombëtarë dhe të veshur me kostume popullore, ata po këndojnë, kërcejnë dhe shijojnë çdo moment, duke treguar përkushtimin e tyre të pashoq ndaj skuadrës së zemrës.
Energjia, uniteti dhe krenaria kombëtare janë gjallë në çdo cep të sheshit, ndërsa mbështetja për Kombëtaren shqiptare nuk mungon as për një sekondë.
