Një atmosferë e jashtëzakonshme mbretëron në rrugët e Tiranës, rreth 3 orë para ndeshjes Shqipëri – Serbi. Masat e sigurisë janë shtuar që nga ora 15:00, me kontrolle të rrepta dhe ndalim qarkullimi në afërsi të stadiumit. Forca të shumta policore, përfshirë edhe policë civilë serbë, do të jenë të pranishëm gjatë ndeshjes. Një fluks i madh tifozësh nga Kosova ka mbërritur në Tiranë, shumë prej tyre pa bileta, për të mbështetur ekipin shqiptar.
Drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, bëri këto njoftime në “Info Magazine”
