Atentati në Tiranë, 17 vjeçari niset për trajtim jashtë vendit. Vëllai i tij, në gjendje kritike

Para 1 vit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me gjendjen shëndetësore të 11-vjeçarit i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme, nga një atentat i organizuar në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se, 11-vjeçari, Dior Demiraj ndodhet në spital me parametra stabël ndërsa mësohet se do të dërgohet për mjekim dhe shërbim më cilësor jashtë vendit, në Romë. Kujtojmë se i mituri mbeti i plagosur pasi po kthehej nga festa e ditëlindjes së tij.

Fatmirësisht ai arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri të cilat u hodhën me breshëri drejt mjetit “G-Class” me të cilën po udhëtonte.

Nga atentati në të cilin u gabua shënjestra, fatkeqësisht mbetën të plagosur mbetën 34-vjeçari Arens Stafa, 17-vjeçari Marko Demiraj dhe 19-vjeçari Kian Mullaj.