Atentati në Tiranë: 11-vjeçari ende në gjendje të rëndë

Para 1 vit

Një atentat me 4 persona të plagosur ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës, në Tiranë.

Të katër personat janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Dy prej të plagosurve janë të mitur.

ABC News mëson se 11-vjeçari vazhdon në gjendje të rëndë në reanimacion.

Ndërsa 19-vjeçari dhe 34-vjeçari vazhdojnë ende te Trauma, por jashtë rreziku për jetën.