Një atentat i rëndë ka ndodhur pak më parë në Balldren të Lezhës, në Shqipëri, ku sipas raportimeve paraprake dyshohet për dy persona të vdekur.
Mediat bëjnë të ditur se i dyshuari ndodhet në një automjet të tipit Audi, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
