Asnjë veteran nuk do të lihet pas dore

Para 4 muaj

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza gjatë ditës së sotme ka takuar veteranët.

Gjatë këtij takimi, ai u zotua se në rast se bëhet kryeministër, asnjë veteran nuk do të lihet pas dore, transmeton Klankosova.tv.

“Pa sakrificën e dëshmorëve, nuk do të kishim shtet. Pa vendosmërinë dhe guximin e veteranëve, nuk do të kishim liri. Përulem me shumë respekt para atyre që dhanë gjithçka, që ne sot të jetojmë të lirë. Si kryeministër, angazhimi im është i palëkundur: asnjë veteran nuk do të lihet pas dore. Bashkë për UÇK-në. Pa kompromis për të vërtetën. Përpara për Kosovën”, ka shkruar Hamza në llogarinë e tij në Facebook,