Asnjë provë e drejtpërdrejtë” – Avokatja mohon përfshirjen e Murselit në vrasje

Para 10 muaj

Avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku, deklaroi se Prokuroria nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme që e lidhin klientin e saj me vrasjen e Liridona Ademajt. Ajo theksoi se çdo i akuzuar gëzon prezumimin e pafajësisë deri në vërtetimin e fajësisë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, siç garantohet nga Kushtetuta e Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas saj, Prokuroria nuk ka ofruar as prova të drejtpërdrejta, as motiv të qartë, duke u mbështetur vetëm në supozime dhe interpretime të njëanshme. “Nuk ekziston lidhje logjike mes të pandehurit dhe veprës penale,” tha ajo, duke shtuar se mungesa e provave konkrete nuk mund të justifikojë një aktakuzë për vrasje të rëndë.