AShAK organizon mbledhje komemorative në nderim të akademikut Nexhat Daci

Para 20 ditë

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (AShAK) do të mbajë nesër, më 3 janar, një mbledhje komemorative në nderim të akademikut dhe ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, i cili ka ndërruar jetë. Mbledhja do të zhvillohet nga ora 09:15.

Ndërkohë, sot më 2 janar, në hollin e Kuvendit të Kosovës po mbahen homazhe për nder të jetës dhe veprës së Dacit. Nderime kanë bërë presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari në detyrë Dimal Basha, kryetari i PDK-së Bedri Hamza, si dhe artistë dhe figura të tjera publike.