As sot s’ka marrëveshje? Kuvendi përballë shpërndarjes!

Para 11 muaj

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot, në orën 10:30, seancën e 18-të me radhë për përpjekjen për t’u konstituuar, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Pavarësisht thirrjeve të shumta për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka qëndruar në propozimin e saj për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare. Megjithatë, ky emërim vazhdon të mos gjejë mbështetjen e nevojshme nga subjektet tjera politike, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, të cilat kërkojnë një kandidat të pranueshëm për të gjitha palët.

Një tjetër pengesë e vazhdueshme ka qenë edhe dështimi për të miratuar formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë – një hap kyç për procedurën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Në rast të një tjetër dështimi sot, pritet të intensifikohen zërat për një ndërhyrje të mundshme kushtetuese ose, në skenarin më ekstrem, për shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Institucionet e vendit mbeten në ngërç, ndërsa qytetarët presin një zgjidhje që do t’i hapë rrugë formimit të qeverisë së re dhe funksion