Arsimi edhe pas grilave – fillon mësimi në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Para 9 muaj

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka filluar viti i ri shkollor 2025/26, përmes paraleles së ndarë “Rudina” të Shkollës së Mesme Teknike “Mit’hat Frashëri” nga Gurrakoci.

Procesi mësimor ka nisur me sukses, me të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe me një numër të konsiderueshëm nxënësish të regjistruar në klasën e dhjetë. Mësimi do të zhvillohet në teori dhe praktikë, nën kujdesin e stafit profesional.

Arsimi në këtë qendër synon risocializimin dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të dënuarit, thuhet në njoftim.