Arrestohet shkrimtari australian Craig Silvey për shpërndarje të materialeve abuzive me fëmijë

Para 3 muaj

Shkrimtari australian Craig Silvey, autor i romanit të njohur shkollor “Jasper Jones”, është arrestuar për posedim dhe shpërndarje të materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve. 43-vjeçari u prangos pas një bastisjeje në shtëpinë e tij në Perth dhe u kap duke komunikuar online me abuzues të tjerë. Ai u paraqit në gjykatë pa u deklaruar për fajësinë dhe u lirua me kusht, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 10 shkurt.