Arrestohet qytetari që protestoi ndaj Fitore Pacollit, e quajti “hajne”

Para 9 muaj

Është arrestuar qytetari Agim Pllashniku, i cili kishte protestuar ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Vajza e Pllashnikut për Klankosova.tv ka bërë të ditur se i njëjti pas këtij veprimi është arrestuar nga policia.

E njëjta pohoi se babai i saj tashmë është në mbajtje, njofton Klankosova.tv

Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rastin në fjalë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.