Arrestohet një shtetas serb për sulm ndaj policisë në Jarinjë

Para 6 muaj

Jarinjë, 2 tetor 2025 – Një shtetas serb është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në pikën kufitare në Jarinjë, pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë.

Njëri nga zyrtarët ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti është iniciuar nga Policia e Kosovës dhe është klasifikuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.