Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se i përvetësoi mbi 150 mijë euro

Para 1 vit

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka përvetësuar mbi 150 mijë euro në mënyrë kundërligjshme.

Rasti kishte ndodhur nga 1 janari i 2017-tës e deri në vitin 2019-të.

Në njoftimin ditor është bërë e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet nga ana e Policisë janë duke vazhduar, ndërkohë që rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”.