Arrestohet një femër në Ferizaj, dyshohet për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”

Para 5 muaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një e dyshuar pasi dyshohet për veprën penale “keqtrajtim apo brakisje të fëmijës”.

Sipas njoftimit të policisë, njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS

Ferizaj 05.11.2025-14:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Njeri nga viktimat ka pranuar trajtim mjeksor, kurse me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.