Një burrë është arrestuar në mesditë nga Policia e Kosovës në Skenderaj, pasi dyshohet se ka sulmuar tri gra.
Sipas raportit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, dhe të tre viktimat femra kosovare kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e sulmit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka sulmuar tri viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është cilësuar si sulm fizik, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe motivet e incidentit.
