Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se keqtrajtoi një nxënës

Para 1 muaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një arsimtar të një shkolle fillore në Mamushë, i dyshuar për keqtrajtim të një nxënësi gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas policisë, viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar për shërim në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje policore.