Arrestohet një 40-vjeçar për grabitje në Prishtinë

Para 9 muaj

Një person 40-vjeçar me inicialet A.A., është arrestuar në orët e para të së enjtes (31 korrik 2025) nga njësitet policore të Stacionit Veriu në Prishtinë. Ai ishte në kërkim për një rast grabitjeje të ndodhur më 6 dhjetor 2024 në një qendër tregtare.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është shtetas i Republikës së Kosovës dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. Hetuesit rajonalë po vazhdojnë veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me rastin.