Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua në ambientet e objektit të komunës.
Sipas raportit të policisë, incidenti ka ndodhur pasi viktima kishte kërkuar një vendim lidhur me largimin e saj nga puna, çka më pas ka eskaluar në një përplasje fizike.
Pas intervistimit të të dyja palëve dhe me vendim të prokurorit, ato janë liruar, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt nga organet e drejtësisë.
