Një burrë është arrestuar mesditën e djeshme në Rahovec, nën dyshimin për veprën penale të fajdes.
Viktima dyshohet se kishte marrë rreth 7 mijë euro për nevoja shëndetësore, por ishte detyruar të paguante 14 mijë euro vetëm kamatë. Gjatë aksionit janë bastisur shtëpia dhe pronat e të dyshuarit, ku janë sekuestruar prova që lidhen me rastin.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
