Arrestohet në Prizren pasi sulmoi policët gjatë kontrollit rrugor

Para 11 muaj

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë gjatë një ndalese rrugore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Gjatë ndërhyrjes së policisë, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët, duke shkaktuar lëndime trupore te njëri prej tyre.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit. Ndërkohë i dyshuari i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Rasti është në procedurë hetimore nga organet kompetente.