Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin për dhënie të ryshfetit.
Rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 16:00, ku i dyshuari – një mashkull kosovar, pronar i një barnatoreje – ka tentuar t’i japë ryshfet në vlerë prej 100 eurosh një inspektori farmaceutik.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
