Arrestohet në Prishtinë personi i dënuar për pornografi me fëmijë

Para 8 muaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga drejtësia për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”. Arrestimi i B.C. u bë në orët e para të mëngjesit të 7 gushtit në rrugën “Tirana” në Prishtinë, pas zbatimit të një urdhërese aktive nga Gjykata.

I dënuari ishte shpallur në kërkim për vuajtje të një dënimi prej 2 vite e 6 muaj burg efektiv. Pas ndalimit dhe verifikimit, ai u dërgua në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për të filluar vuajtjen e dënimit.