Arrestohet në Peja për ofendim ndaj familjes Ramush Haradinaj, i gjenden armë pa leje

Para 24 ditë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Peja, i dyshuar për ofendim ndaj familjes Ramush Haradinaj përmes një videoje në rrjete sociale.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pa leje, ndërsa rasti po hetohet për veprat “Ngacmim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.