Bujar Sefa, i njohur edhe me nofkën “Xaka”, është arrestuar në Dubai. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u më 15 dhjetor 2025 si pjesë e grupit kriminal “Rraja”, i dyshuar për trafikim të marijuanës dhe kokainës drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Autoritetet shqiptare kanë nisur kontaktet me institucionet përkatëse në Dubai për procedurat e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.
