Arrestohet i dyshuari për vjedhje në argjendari në Prishtinë

Para 28 ditë

Prishtinë: Një person është arrestuar për vjedhjen e ndodhur më 19 janar në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani”. Gjatë bastisjeve në dy lokacione, policia ka sekuestruar një automjet, një armë zjarri dhe gjësende të tjera të dyshuara.

I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit, ndërsa hetimet po vazhdojnë.