Arrestohet 34-vjeçari në Shtime, vodhi kursimet e babait të tij

Para 6 muaj

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës në Shtime, nën dyshimin se i ka vjedhur 24 mijë e 800 euro babait të tij, gjatë periudhës nga 22 gushti deri më 18 tetor 2025.

Sipas policisë, ankuesi – një shtetas i Kosovës që jeton jashtë vendit – më 19 tetor ka raportuar mungesën e parave në banesën e tij në rrugën “14 Dhjetori”.

Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes nuk janë gjetur shenja thyerjeje, çka ka çuar në hetime të brendshme.

Pas hetimeve intensive, më 21 tetor është identifikuar dhe arrestuar djali i tij, B.N., 34 vjeç, i cili ka pranuar veprën penale gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.