Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot, më 27 shkurt 2025, janë intervistuar dhe ndaluar për 48 orë dy zyrtarë të Inspektoratit Qendror të Punës nga Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare – Njësia kundër Pastrimit të Parave, në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Të ndaluarit janë: Hekuran Nikçi, Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Punës dhe Naim Shalaku, U.D Menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.Ata dyshohen për veprat penale: Hekuran Nikçi: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar (neni 414, paragrafi 1 i KPRK-së), Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës (neni 218 i KPRK-së), Përdorimi i paautorizuar i pasurisë (neni 420 i KPRK-së).
Naim Shalaku: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar (neni 414, paragrafi 1 i KPRK-së), Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi (neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së)Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesën për masën e sigurisë ndaj të pandehurve në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti për Krime të Rënda.
