Arrestohen dy zyrtarë për keqpërdorime në “Eko Regjioni”

Para 3 muaj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike “Eko Regjioni” në Prizren, ku janë arrestuar dy persona, A.G dhe R.Z, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurimin publik. Gjatë bastisjeve në Prizren dhe Ferizaj janë sekuestruar prova materiale, përfshirë një armë automatike AK-47 dhe para të gatshme. Hetimet lidhen me dyshime për parregullsi në tenderim, ndërsa institucionet kanë theksuar përkushtimin në luftën kundër korrupsionit.