Arrestime në Rinas: 6 kinezë me pasaporta false dhe një bjelloruse

Para 3 muaj

Në Aeroportin e Tiranës (Rinas) u arrestuan në flagrancë 6 shtetas kinezë për përdorim të pasaportave të falsifikuara të Hong-Kongut, të sekuestruara pas verifikimeve laboratorike. Ata akuzohen për “Falsifikim dokumentesh”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u arrestua një shtetase bjelloruse për kontrabandë, pasi iu gjetën produkte estetike (botox dhe fillera) pa licencat dhe kushtet e nevojshme të transportit.