Tre të mitur janë arratisur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, por arratisja e tyre zgjati shumë pak. Ata u kapën në afërsi të institucionit dhe u kthyen menjëherë në qendër, ku po mbajnë masën edukuese. Autoritetet kanë konfirmuar se ngjarja është menaxhuar shpejt dhe se të miturit nuk kanë arritur të largohen më tej.
