Arratiset nga spitali i Durrësit Altin Ndoci, i akuzuar për katër vrasje

Para 3 muaj

Altin Ndoci, 39-vjeçar i akuzuar për katër vrasje, është arratisur mesditën e sotme nga reparti infektiv i Durrësit gjatë kontrolleve mjekësore, ku shoqërohej nga policia e burgut. Drejtoria e Burgjeve njoftoi se zyrtarët tentuan ta ndalonin, por pa sukses, ndërsa kërkimet janë në vazhdim. Ndoci, i paraburgosur në Durrës, hetohet nga SPAK për disa vepra të rënda penale dhe dyshohet si i rekrutuar nga Talo Çela, me përfshirje në vrasje dhe veprimtari të grupit të strukturuar kriminal.