Armë dhe municion zbulohen në një shtëpi në Zubin Potok, një person në ndalim

Para 1 muaj

Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municion gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar në fshatin RadosevikëZubin Potok.

Sipas policisë, në shtëpi janë gjetur një armë zjarri AK-47, dy karikatorë (njëri me 27 fishekë), dy fishekë gjuetie dhe pajisje të tjera ushtarake. Pas identifikimit të pronarit, është kryer bastisje edhe në një shtëpi tjetër të tij në Zubin Potok, ku janë gjetur një tjetër armë AK-47, katër karikatorë dhe 120 fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.