Arjeta Fejza e VV ia kujton Berat Buzhalës postimin e vitit 2018: “Isha përgatitur fizikisht që Hashim Thaçi do të më sulmonte”

Para 11 muaj

Arjeta Fejza e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas publikimit të raportit ndërkombëtar që tregon rënie të madhe në lirinë e mediave në Kosovë.

Fejza ka kundërshtuar mendimet e disa zërave që po thonë se rënia e lirisë së medias është pasojë e qeverisjes aktuale. Ajo theksoi se është e pabazuar të fajësohet vetëm kjo qeveri për përkeqësimin e kushteve të lirisë së mediave.Në postimin e saj, Fejza ka bashkëngjitur një citat të gazetarit Berat Buzhala nga viti 2018, ku ai kishte thënë se ishte përgatitur “fizikisht dhe psikologjikisht” për t’u sulmuar nga presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, për shkak të punës së tij.