Arianit Koci me reagim të ashpër për situatën politike: “Gjendja është alarmante – Populli po hesht, politikanët po e shfrytëzojnë”

Para 8 muaj

Avokati i njohur Arianit Koci ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me gjendjen politike në Kosovë, duke kritikuar hapur vonesën e Gjykatës Kushtetuese në publikimin e arsyetimit për një vendim që pritet me interes të lartë publik.

Në postimin e tij, Koci ngriti shqetësimin nëse vonesa është e qëllimshme dhe në shërbim të interesave politike:

“Gjendja politike është alarmante. Nuk kemi kohë. Pse Gjykata Kushtetuese e vonon kaq shumë arsyetimin? Kujt po i shërben?”

Kritikë edhe për qytetarët: “Në fund, ne kemi faj”

Në të njëjtin reagim, avokati Koci u shpreh i zhgënjyer me pasivitetin e shoqërisë ndaj zhvillimeve politike, duke e konsideruar mungesën e protestës dhe reagimit si faj kolektiv:

“Në fund, ne kemi faj. Populli. Nuk reagojmë, nuk protestojmë! Veç ankesa në rrjete sociale, prej rehatisë së shtëpisë. E politikanët po e shfrytëzojnë këtë pasivitet qytetar.”

Koci, i njohur për qëndrime të guximshme në debatet publike, e përmbylli mesazhin e tij me një thirrje të heshtur, por kuptimplotë:

“Mirëmëngjes!” – si një metaforë për zgjimin qytetar dhe vetëdijesimin për situatën që po kalon vendi.