Ardian Kraniqi shënon fitore të mëdha, Luan Krasniqi lavdëron performancën e nipit

Para 1 vit

Ardian Kraniqi, nipi i legjendës së boksit Luan Krasniqi, ka arritur një fitore të madhe mbrëmë në duelin ndaj Diego Ramirezit. Ai triumfoi me nokaut pas raundit të katërt, duke e ruajtur rekord perfekt me 11 fitore në 11 meçe.

Për këtë sukses të rëndësishëm, Ardiani mori urime nga xhaxhai i tij, Luani, një emër i njohur në botën e boksit shqiptaro-gjerman. Luan Krasniqi shprehu gëzimin e tij në Facebook, duke thënë: “Mbrëmje e shkëlqyer boksi në Sindelfingen. Meçe fantastike dhe një spektakël i mrekullueshëm! Gëzuar 11-vjetorin nipit tim, Win, në datën 11! Meçi + mbrojtja e titullit WBO Interconti! Bravo!”