Apel për ndihmë: Humbet pa gjurmë 23-vjeçarja nga Fushë Kosova, nëna e saj kërkon ndihmën e policisë

Para 8 muaj

Një rast i rëndë është raportuar në Fushë Kosovë, ku një familje ka denoncuar në Polici zhdukjen e vajzës së tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se bëhet fjalë për K. Vojvoda rreth 23-vjeçare, e cila është parë për herë të fundit më 24 gusht 2025, rreth orës 11:00, kur kishte dalë nga shtëpia në rrugën “Nënë Terezë”.

Që prej asaj dite, familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Në denoncimin e bërë, nëna e saj, F. K. rreth 58-vjeçare, ka deklaruar se 23-vjeçarja nuk është kthyer më dhe nuk ka mundur të kontaktojë me të.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është cilësuar si “Person i zhdukur” dhe është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e saj, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose familjarët.