Agjencia e Menaxhimit Emergjent njoftoi se situata me vërshimet në vend është e menaxhueshme, megjithëse disa komuna janë prekur nga përmbytje të lokalizuara. Rajonet më të goditura janë Fushë-Kosova, Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj dhe Gjakova, ku janë raportuar vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë. Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve në koordinim me FSK-në. AME apelon qytetarët të shmangin zonat e vërshuara dhe të raportojnë rreziqet në numrin emergjent 112.
