Ambasada Gjermane kërkon nga Serbia dhe Kosova ulje të tensioneve dhe veprime të barabarta për paqe

Para 10 muaj

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka kërkuar nga Serbia që të bëjë më shumë për uljen e tensioneve me Kosovën, duke theksuar se thirrjet për ndalimin e veprimeve përshkallëzuese duhet të vlejnë për të dyja palët njësoj. Reagimi i ambasadës erdhi pas letrës së Petar Petkoviçit, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, i cili akuzoi kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për përdorimin e ndërtimit të urave mbi lumin Ibër në Mitrovicë për fushatë zgjedhore. Ambasada gjermane theksoi se edhe Serbia duhet të përmbahet nga veprime që mund të rrisin tensionet, duke përmendur sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë në shtator 2023, ku u vra një rreshter policor.