Ambasada e Shqipërisë në Katar njoftoi sot se po monitoron nga afër zhvillimet mbi situatën e sigurisë rajonale, në koordinim të ngushtë me Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, autoritetet e Katari si dhe përfaqësitë diplomatike rezidente në Doha.
Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht kushtet e sigurisë nuk janë të favorshme për rifillimin e aktiviteteve normale të përditshme. Për këtë arsye, ambasada këshillon qytetarët shqiptarë që të qëndrojnë brenda banesave dhe rezidencave të tyre në rast shpërthimesh të mëtejshme, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet dhe protokollet e publikuara nga autoritetet lokale.
Ambasada bën thirrje për qetësi, kujdes të shtuar, vigjilencë dhe durim për tejkalimin e situatës së vështirë.
Po ashtu, njoftohet se hapësira ajrore e Shtetit të Katarit vijon të jetë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Për të shmangur informacione të pasakta, ambasada thekson rëndësinë e ndjekjes së mediave të besueshme vendase dhe ndërkombëtare, si dhe zbatimin në kohë reale të njoftimeve të autoriteteve të Katarit që dërgohen në telefonat celularë.
Ambasada bën të ditur se do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me komunitetin përmes emailit dhe kanaleve zyrtare në rrjetet sociale, si dhe përmes grupit në WhatsApp “Komuniteti Shqiptar Doha”. Në rast emergjence, linjat telefonike të ambasadës janë në dispozicion 24/7.
