Në shënim të Ditës së Pavarësisë së Italisë, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi një pritje solemne për krerë shtetërorë, institucionalë, përfaqësues të partive politike dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.
Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, theksoi se Dita e Republikës së Italisë është një simbol i demokracisë dhe unitetit kombëtar.
Ai gjithashtu potencoi mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës në rrugën euro-integruese dhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për më tepër, ambasadori Antonini theksoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së në Ballkan si një strategji kyçe për stabilitetin politik dhe sigurinë e gjithë kontinentit.
