Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar të etiketojë deputetët e ish-opozitës duke i quajtur “nomadë” për mosangazhimin e tyre në Kuvend. Ai i përshkroi ata si persona që nuk duan “të kenë shtëpi”, duke nënkuptuar mungesë lidhjeje me institucionet e shtetit.
Këto deklarata kanë nxitur reagime nga deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, e cila e akuzoi Kurtin për okupim të institucioneve dhe për përdorimin e fyerjeve ndaj deputetëve për të justifikuar bllokimin e konstituimit të Kuvendit.
Kujtojmë se më parë, Kurti i kishte quajtur “hajvana” partitë opozitare pas zgjedhjeve të 10 shkurtit, duke theksuar tensionet e thella në politikën kosovare.
