Në fushatë e thoshte me krenari:
“Po më thoni Albin baba, se po doni t’mi jepni fëmijët për me ua rrit.”
Sot, Kuvendi është i bllokuar për të 32-tën herë me radhë – e askush nuk po i rrit më as përgjegjësitë e veta, e jo më fëmijët e popullit.
Deputetët vazhdojnë të paguhen mirë, qytetarët të presin keq, e fëmijët po qeshin me hidhërim:
“Qysh mundet me qenë baba dikush që nuk del as me pa a po i jetojnë fëmijët a jo?”
Në vend të ligjeve, ka vetëm karrige të zbrazëta dhe statuse në Facebook. Në vend të vendimeve – akuza, justifikime dhe një heshtje që as “baba” nuk mund ta përtypë.
Ndërkohë, shteti ecën mbrapsht, populli ha fjalë, dhe fjala “Albin baba” – nga lavd – po kthehet në tallje.
