Alarmin në Gjermani: 193 Policë nën Hetim për Lidhje me Ekstremizmin e Djathtë

Para 11 muaj

Të paktën 193 oficerë policie në Gjermani janë aktualisht nën hetim apo përballen me procedura disiplinore për dyshime mbi lidhje me ekstremizmin e djathtë apo ideologji konspirative, sipas një raportimi të përbashkët nga revista Stern dhe transmetuesi RTL.

Raporti është bazuar në të dhënat e mbledhura nga ministritë e brendshme të 16 landeve federale dhe tregon shpërndarje të pabarabartë të rasteve nëpër shtete. Nordrhein-Westfalen dhe Berlini raportojnë secila rreth 80 raste, duke ngritur shqetësime të mëdha për përhapjen e mundshme të ideologjive radikale brenda strukturave të sigurisë.

Që nga viti 2020, autoritetet kanë regjistruar mbi 571 procedura disiplinore ndaj punonjësve të policisë për dyshime të përfshirjes në ideologji ekstreme. Këto zhvillime kanë shtuar presionin mbi autoritetet për të forcuar kontrollet gjatë procesit të rekrutimit, trajnimit dhe mbikëqyrjes së forcave të rendit.

Kërkesat për transparencë dhe reforma të thella brenda sistemit policor po bëhen gjithnjë e më të forta, në përpjekje për të garantuar besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe për të parandaluar radikalizimin brenda radhëve të uniformave blu.