Alarm për zhugë në Podujevë? Banorët pa ujë për 3 muaj, reagimi i Bulliqit pas mesnate!

Para 2 muaj

Banorët e lagjes “Ali Ajeti” në Podujevë janë furnizuar me ujë të pijshëm pas mesnate, pasi raportuan në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova për mungesë uji prej tre muajsh.

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, deklaroi se sipas verifikimeve mjekësore nuk ka raste të zgjebës dhe paralajmëroi denoncim për përhapje dezinformatash. Ai theksoi se po bëhen investime në rrjetin e ujësjellësit, përfshirë ndërrimin e gypave dhe largimin e azbestit.

Banorët ndërkaq thanë se mungesa e ujit ka vështirësuar jetesën dhe ka ndikuar në përkeqësimin e sëmundjeve të lëkurës.